Kryeministri i Bavarisë: Gjermanët plot frikë, kanë në nevojë për përgjigje pas sulmeve terroriste

PUBLIKUAR

Gjermanët janë plot frikë dhe kanë nevojë për përgjigje nga politikanët e tyre pas katër sulmeve të dhunshme në më pak se një javë, dy nga të cilat kanë pasur lidhje me terrorizmin islamik, kështu ka thënë sot kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer.

“Kemi nevojë për më shumë siguri në Gjermani,” tha Seehofer, i cili është edhe lider i Partisë konservatore të Bavarisë, Unioni i Krishterë Social, duke i bërë thirrje qeverisë federale që të ndërmarrë veprim vendimtar për të përmirësuar sigurinë pas sulmeve, raporton Reuters, përcjell Express.

“Njerëzit janë të mërzitur, plot frikë, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Ata kanë nevojë për përgjigje të besueshme nga politikanët dhe jo debate dhe arsyetime të pafundme,” tha ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Rriten shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë, të hyrat mbeten pothuajse të njëjta

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë...

Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Po punonte në ndërtimin e stacionit policor në Zubin-Potok, humb jetën një 29-vjeçar

Sot rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare...