Kryediplomati grek e takon Lajçakun: Mbështesim përpjekjet për të arritur përparim në marrëdhëniet Kosovë – Serbi

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Express.

Dendias sot po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

 

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak sitatëm aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, shkroi Dendias në Twitter.

Takimi i Dendias me Lajçakun vjen pas vizitës së kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë javën e kaluar, nga ku tha se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik.

Greqia së fundmi ka pasur qasjen më konstruktive ndaj Kosovës, krahasuar me 4 vendet e tjera brenda BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla gjatë vizitës në Athinë. Pritet nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...