Mesfushori fantastik polak, Grzegorz Krychowiak, e ka pranuar se ka interesim nga Arsenali.
Mesfushori i Sevillas, ka thënë se agjentët e tij janë duke biseduar me Arsenalin pas interesimit të shfaqur nga Arsene Wenger.
“Kam dëgjuar për Arsenalin, por këtë punë ja kam lënë agjentit tim”.
“I besoj atij dhe ai është që merret më këto punë të mija”, ka thënë polaku.
Arsenali është duke vuajtur me lëndime kohën e fundit dhe kërkon përforcime. /Telegrafi/


