Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka deklaruar se të gjithë janë ndjerë keq te klubi mbretëror për shkak të largimit të Carlo Ancelottit.
“Ai është një trajner që arrin suksese duke i kombinuar të gjithë përbërësit kyç të suksesit, taktik dhe human, që është shumë e vështirë te Reali”.
“Kur ai u largua të gjithë janë ndjerë keq dhe janë pikëlluar, edhe ata lojtarë që rrallë kanë luajtur. Unë nuk kam një fjalë të keqe të them për të”, potencoi Kroos.
Ai shtoi se Pep Guardiola është aktualisht trajneri më i mirë në botë. /Telegrafi/


