Kroos kritikon shokët e skuadrës pas humbjes nga Meksika

PUBLIKUAR

Kroos e ka pranuar se nuk kanë luajtur mirë kundër Meksikës, ku Gjermania humbi 1-0.

Për të parën herë pas 36 viteve skuadra përfaqësueses gjermane ka humbur ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.  Skuadra e Joachim Low është mposhtur 1-0 nga Meksika, me golin e vetëm të takimit të shënuar nga Lozano.

Mesfushori i Real Madridi, Toni Kroos, nuk ishte aspak i rezervuar pas humbjes së Gjermanisë nga Meksika, duke fajësuar skuadrën për paraqitjen, ndërsa e pranoi se tani i gjithë presioni është te kampionët aktual.

“Nuk kemi bërë asgjë në pjesën e parë. Nuk gjenim zgjidhje. I kemi lejuar shumë hapësira ndërsa në pjesën e dytë ishim më mirë. Meksika u lodh dhe kishim më shumë hapësira. Por nuk shënuam. Tani jemi nën presion, duhet të fitojmë ndaj Suedisë”, deklaroi Kroos.

Ndeshjet e radhës Gjermania i luan kundër Suedisë, me 23 qershor dhe kundër Korsesë së Jugut me 27 qershor. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...