Krojmiri i jep përkrahje RDK-së (FOTO)

PUBLIKUAR

Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve me nëndegët e RDK-së Kryesia e Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan vizitoi nëndegën e Krojmirit, njoftoi RDK.
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës në Lipjan, z. Hyzer Ryzani dhe anëtari i Kryesisë z. Avni Bajrami, vizituan kryesinë e nëndegës së Rinisë Demokratike të PDK-së në Krojmir.
Takimin e hapi Kryetari Hyzer Rizani, e cila falënderoi të rinjtë për pjesëmarrje në këtë takim, dhe theksoi nevojën e mobilizimit dhe ja kaloi fjalën anëtarit të Kryesisë së RDK-së Dega në Lipjan z.Avni Bajramit, i cili para të rinjëve të kryesisë së nëndegës Krojmirit shpalosi qëllimet e kryesore të këtij cikli bashkëbisedimesh, si dhe bëri thirrje të rinjëve për mobilizim dhe organizim rinor, mirëpo gjithmonë duke reflektuar pozitivitet dhe angazhim të mirëfilltë.
Takimin e karakterizoi një bashkëbisedim i këndshëm në mes të rinjëve të Kryesisë të kësaj nëndegë me strukturat e kryesisë së RDK-së./LipjaniNews/

12813912_1064979390210386_1743477161588041473_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...