Kroacia fiton dhe e eliminon Kanadanë nga Botërori

PUBLIKUAR

Kroacia ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4:1 ndaj Kanadasë në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.

Ishte një fitore jo fort e lehtë për kroatët, që e panë veten në disavantazh qysh në minutën e dytë të ndeshjes.

Ishte Alphonso Davies i cili realizoi në minutën e dytë një gol të bukur me kokë, shkruan Gazeta Express.

Ishte minuta e 36-të kur Kramaric barazoi shifrat për Kroacinë.

Nuk vonoi shumë, dhe tetë minuta më pas, Livaja përmbysi gjithçka dhe kaloi kroatët në epësi.

Në pjesën e dytë, Kramaric shënoi në minutën e 70-të golin e tretë për Kroacinë dhe golin e dytë personal sonte.

Krejt në fund në minutat shtesë, Lovro Majer shënoi për 4:1.

Me këtë fitore, Kroacia merr primatin në grupin F me katër pikë, aq sa ka edhe Maroko në vendin e dytë.

Në të tretin gjendet Belgjika me tri pikë dhe Kanada e fundit pa pikë dhe pa gjasa për kualifikim tutje

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...