Kroacia dërgon sot 130 ushtarë në Kosovë

PUBLIKUAR

130 pjesëtarë të ushtrisë kroate në mesin e tyre edhe gjashtë gra, do të nisen sot për në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare.

Ministria ka bërë të ditur se ceremonia solemne e nisjes do të fillojë sot nga ora 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq.

Ndryshe, ky është kontingjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...