KRM “Pastrimi” njësia Lipjan, bënë apel tek qytetarët të mos bëhet djegia e kontenjerëve në qytet.
Kontejerët janë të dedikuar për mbeturina dhe jo për material djegës si hiri, dhe gjërat tjera të cilat bëjnë djegien e tyre, thuhet në njoftim.
“Lusim qytetarët të jenë më të përgjegjshëm pasi në këtë mënyrë vështirësohet operimi ynë si Kompani”, thuhet tutje.
/LipjaniNews/


