KRL hap konkurs për pranimin asamblistëve të rinj, ja se si mund të aplikoni!

PUBLIKUAR

Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit ka bërë të ditur se ka hapur konkursin për pranimin e të rinjve nga Komuna e Lipjanit të cilët dëshirojnë të bëhen asamblist në këtë Kuvend.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të të Rinjve të Lipjanit thuhet se duke marrë parasysh interesimin e shumë të rinjve për të qenë pjesë e KRL-së dhe duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit të Rinjve të Kosovës, është hapur konkurs për pranimin e asamblistëve të rinj.

Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit është një organizatë jo-qeveritare e themeluar me qëllim të përfaqësimit sa më të mirë dhe dinjitoz të të rinjve në vendimmarrje si dhe për të gjitha çështjet rinore, gjë të cilën e ka dëshmuar deri më tani, thuhet në konkurs.

Ndër të tjera në konkurs njoftohen të gjithë të rinjtë e komunës së Lipjanit se nga data 01.02.2017 do të shpallë konkurs për pranimin e asamblistëve të rinj. Konkursi do jetë i hapur deri më 28.02.2017, kështu që ftojmë të gjithë të rinjtë e komunës së Lipjanit të aplikojnë brenda afatit kohorë i cili është cekur më lartë.

Të rinjtë që aplikojnë duhet të përmbushin këto kritere si:

1.Të jenë të moshës 15 deri 24 vjeç

2.Të mos jenë pjesë e strukturave të ndonjë partie politike

3.Të kenë rezultate të kënaqshme në studime apo shkollë të mesme.

4.Të jenë nga komuna e Lipjanit.

Si mund të aplikoni?

Aplikimi mund të bëhet në 3(tre) gjuhët zyrtare: gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe në gjuhën serbe.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Kuvendit të të rinjve të Lipjanit, duhet të dërgojnë një:

CV
Letër Motivuese (Preferohet)
Këto të dhëna dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë të seleksionimit do të njoftohen përmes e-mail adresave për hapat e mëtutjeshëm pas datës 07.03.2017.

Krejt në fund në njoftimin për konkurs thuhet se “Sipas rregullores së KRK-së në kuvend do përfshihen të rinj të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Lipjanit.

Për çdo paqartësi dhe informata shtesë na shkruani në faqen në facebook “Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit-KRL” dhe ne e-mail adresën e KRL!”

GazetaBlic edhe më parë ka raportuar se Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit, vazhdon të mbetet organizata me më së shumti aktivitete nga të rinjtë në këtë komunë. Të gjitha këto aktivitete bëhen me punë vullnetare të 45 anëtarëve të saj.

Njëra nga aktivitete e shumta që tashmë është bërë si tradicionale nga këta të rinjtë, është shpërndarja e pakove ushqimore për shumë familje në nevojë. Hera e fundit kur një aktivitet i tillë është organizuar nga ky kuvend është muaji i kaluar ku janë shpërndarë pako ushqimore për disa familje në nevojë, në disa fshatra të Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...