KRK hap konkurs për asambleist të rinjë

PUBLIKUAR

KRK hap konkurs për asambleist të rinjë

Kuvendi i të Rinjve të Kosovës është Organizatë jo-qeveritare e themeluar me qëllim të përfaqësimit dinjitoz të të rinjve, të përfaqësimit të tyre në vendimmarrje për çështje rinore dhe për të arritur këtë njofton të rinjët e komunës së Lipjanit se nga data 10.06.2015 do të shpallë konkurs për të pranuar asambleistë.

Konkursi do të jetë i hapur deri më: 16.06.2015, prandaj ftojmë të rinjët që janë të interesuar për të qenë pjesë e Kuvendit të të Rinjve të komunës së Lipjanit se mund të aplikojnë brenda afatit kohorë i cili është cekur më lartë.

Meqenëse Kuvendi i të rinjve do të hapet për herë të parë në komunën e Lipjanit, KRK hap këtë konkurs për pranimin e asamblesitëve të rinj. Të Rinjët që aplikojnë duhet të përmbushin këto kritere si: 1.Të jenë të moshës 14 deri 26 vjet 2.Të mos jenë pjesë e strukturave të ndonjë partie politike 3.Të kenë rezultate të kënaqshme në studime apo shkollë të mesme. 4.Të jen nga komuna e Lipjanit. Sipas Rregullores së KRK-së, në Kuvend do të përfshihen të rinj të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunën e Lipjanit. Të interesuarit për të qenë pjesë e këtij kuvendi i cili do të quhet “Kuvendi i të Rinjve të Lipjanit”, duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Motivuese (Pse deshironi të jeni pjesë e KRL-së) në email adresen [email protected] Konkursi mbetet i hapur deri me 16.06.2015 Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë të seleksionimit do të njoftohen përmes email adreses për hapat e mëtutjeshëm. Me respekt deputetët e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës nga komuna e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...