Kriza në Real Madrid: 65 lëndime në 13 muaj

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk sheh dritë në fund të tunelit, sa iu përket problemeve me lëndimet, të cilat e kanë penalizuar fort skuadrën e bardhë që nga fillimi i sezonit të kaluar. Me shifrën alarmante të 50 dëmtimeve, galaktikët e mbyllën sezonin e kaluar në “infermieri”.

Edhe në sezonin aktual vijon ky trend, pasi 15 probleme fizike janë duke u kuruar nga stafi mjekësor në vetëm gjashtë ndeshje. Trajneri Zidane nuk e ka fshehur sikletin për dëmtimet e vazhdueshme, çka e ka detyruar të ndryshojë seriozisht planet e tij.

Nuk është më pak i prekur nga lëndimet  ky sezon, edhe pse sapo ka filluar. Tashmë janë 12 futbollistë, që kanë përfunduar në “infermieri”, gjë që zvogëlon mundësitë e zgjedhjes për trajnerin, si dhe shtrydh ata që janë të shëndetshëm me aktivizime pa ndërpreje.

Në këtë kuptim, Zidane duhet të gjejë një zgjidhje për “viktimat” e stërvitjes së tij, diçka që nuk po e bën shumë mirë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...