Kriza duhet të zgjidhet në Kuvend

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi , ka vlerësuar se manifestimi i krizës politike ka pasur pasoja në jetën politike dhe ekonomike.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se këtë krizë duhet ta zgjidhin vetë subjektet politike në Kuvend.

Sipas Rexhepit, në këtë çështje është i panevojshëm inkuadrimi i faktorit ndërkombëtar.

Ai ka deklaruar se opozita nuk duhet t’i vazhdojë më tutje protestat meqë, sipas Rexhepit, nuk është momenti duhur që Qeveria të japë dorëheqje.

Ndërkohë, duke folur për respektimin e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, Rexhepi ka thënë se fillimisht do të ishte mirë të kalohet kriza politike dhe të kthehet debati në Kuvend, pastaj të shihet se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për zgjedhjen e presidentit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...