Krimineli serb 18 vjet rresht e mbajti në bodrum dhe e përdhunoi vajzën myslimane nga Bosnja

PUBLIKUAR

Në Aleksinac të Serbisë, policia e ka arrestuar 52-vjeçarin Gjorgje Veliçkoviq, në bodrumin e të cilit e ka gjetur të mbyllur vajzën myslimane, 22-vjeçaren Samra Husakoviq, të cilën krimineli serb e kishte kidnapuar si foshnje gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, në rajonin e Srebrenicës.

Vajza myslimane ishte përdhunuar më shumë se 3000 herë, kurse Veliçkoviqi për përdhunimin e boshnjakes kishte sjellur edhe shokët e tij nga Korpusi i Uzhices, të cilët gjatë luftës kishin kryer krime në Bosnjë e Hercegovinë, raporton portali “BH Magazin”.

Krimineli serb e ka pranuar se vajzën e kishte peng në një fshat në afërsi të Kopaonikut, kurse pas vdekjes së bashkëshortes së tij, e kishte mbyllur në bodrumin e tij, duke e shfrytëzuar për të shfryrë epshet e tij seksuale, transmeton Telegrafi.

Vajza është gjetur në gjendje të rëndë, e pa ushqyer, e papastër, me thonj dhe flokë të gjata, kurse nëpër trupin e saj janë gjetur shenja të lëndimeve dhe prerjeve.

Kriminelin serb e pret një dënim me burg të përjetshm, kurse priten edhe arrestime të personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Në shtëpinë e tij janë gjetur 17 bomba, dy mitralozë, një zolla dhe një minahedhës.

Këtë rast policia e Serbisë po përpiqet ta mbajë në fshehtësi derisa të mos ndriçohen të gjitha rrethanat e krimit.
Vajza është transportuar në Spitalin Ushtarak në Beograd

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...