Krimet ekonomike i hyjnë UP-së

PUBLIKUAR

Departamenti i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës është duke zhvilluar hetime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” nën dyshimet për korrupsion pas raportimeve të “Zërit” për keqpërdorim të konkursit për pranimin e stafit akademik

Departamenti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, hetimet po zhvillohen duke u bazuar në dyshimet për korrupsion në këtë Universitet, ku, siç i është bërë e ditur gazetës, Policia po e merr në pyetje palën e dyshuar, por edhe atë të dëmtuar.

Hetimet nga Krimet Ekonomike kanë filluar duke u bazuar në një shkresë, të cilën Agjencia Kundërkorrupsionit (AKK) ia ka dërguar Policisë së Kosovës.
“Rasti me të gjitha provat e mbledhura, më datë 22.02.2017, është përcjellë në Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe  Korrupsion – Policia e Kosovës për procedim të mëtutjeshëm”, thuhet në shkresën e AKK-së të siguruar nga “Zëri”

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...