Krim në një familje në Shkodër, gruaja vret në gjumë burrin me sëpatë

PUBLIKUAR

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shkodër, ku gruaja i ka marrë jetën të shoqit duke e qëlluar për vdekje me sëpatë teksa ai flinte.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë e hënë në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës.

Gjatë natës 35- vjeçarja, Mirela Buzalli ka vrarë në gjumë me sëpatë bashkëshortin e saj, Shkëlzen Buzalli 45 vjeç.

Pas krimit e dyshuara është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë të Vaut të Dejës, duke treguar gjithçka. Paraprakisht dyshohet se çifti ka pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Noa.al/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...