Kreu i gastronomëve: Ftohja në terasa më e dëmshme se Delta

PUBLIKUAR

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e Qeverisë për kufizimin e punës nëpër lokalet e gastronomisë, duke i detyruar të punojnë vetëm në tarraca.

Kllokoqi ka shkruar se më shumë dëm po shkakton qëndrimi i qytetarëve nëpër ambientet e hapura të kafeneve, sesa varianti i rrezikshëm Delta i koronavirusit, i cili shkaktoi shumë vdekje dhe i infektoi mijëra njerëz, raporton Gazeta Express.

“Ma shume po na bon dam ftofja n’terasa t’kafiqave e restoraneve se sa delta”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e kundërshtoi edhe vendimin e fundit të Qeverisë për funksionimin vetëm nga ora 05:00 deri në orën 21:30 në ambientet e hapura.

“E kemi për obligim që edhe në këtë rast, të kontestojmë Vendimin e mbicituar të Qeverisë, i cili për aq sa është i dobishëm për shëndetin publik, është edhe i dëmshëm për shëndetin ekonomik”, u tha në reagimin e kësaj shoqate pasi ishte vendosur kjo masë.

SHIKO MË SHUMË

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...