Kreshnik Spahiu i trishtuar dhe zhgënjyer me Albin Kurtin

PUBLIKUAR

Në një shënim të shkurtër në Facebook, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk e ka fshehur zhgënjimin për praninë dhe sjelljen e Albin Kurtit në Kongresin socialist.

“Sot isha me shumë fat që m’u prish televizori!

Falë Zotit nuk e përjetova orgjinë që një “nacionalist” të martohet me një komunist. Nuk e përcolla dot braktisjen e patriotizmit drejt nacional-komunizmit.

Albini dhe Edi Rama shpallën aleancën e majta shqiptare, duke braktisur filozofinë e nacionalizmit modern dhe duke hedhur pas krahëve mijëra vite luftë, mijëra të vrarë, lumenj gjaku prej ideologjisë së majtë sllave dhe socializmit 70 vjeçar.

Thjesht isha me fat që nuk e pash me sytë e mi.

Oligarkia e atyre që po blejnë pozitën dhe opozitën kosovare sot rregjistroi instalimin e anti-amerikanizmit apo nacional-komunizmit edhe në Prishtinë. Sa trishtuese, sa zhgënjim…”, ka shkruar Spahiu. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...