Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet më të komentuara të ‘showbizit’ shqiptar edhe pse ata nuk e kanë pohuar asnjëherë publikisht lidhjen e tyre.
Komentet e vazhdueshme si dhe fotot e kapura nga paparacët kanë vërtetuar se ata janë në një romancë prej disa vitesh.
Në postimin e fundit Krenari i ka bërë Lunaës një nga komentet më të ëmbla të lexuara ndonjëherë.
“Më bukur se kaq nuk ka ku të shkojë. E ëmbla ime”,- ka shkruar ai në foton e Luanës, ku moderatorja është shfaqur me opsionin e Snap Chat në fytyrë engjëlli.
Por ajo nuk i ka kthyer një përgjigje partnerit të saj. Madje diçka e ka bërë të pendohet dhe ka fshirë postimin. /Gazeta Express/




