Kreditë e këqija bien në 17.66%

PUBLIKUAR

Kreditë me probleme ranë sërish në tremujorin fundit të vitit 2015 duke zbritur në 17.66 për qind e totalit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, borxhet e këqija në banka kanë rënë me 5.1 pikë përqindje.

Ulja e kredive me probleme vjen pas disa vitesh me radhë rritje. Në fillim të vitit 2014 të ndihmuara nga FMN dhe Banka Botërore, Qeveria së bashku me Bankën e Shqipërisë hartuan një plan masash për reduktimin e kredive me probleme.

Ndër to përfshihej njohja si shpenzim i zbritshëm nga taksat i fshirjes së kredive të këqija, forcimi i ekzekutimit të garancive dhe ndërmjetësimi mes bankave dhe borxhlinjve për ristrukturimin e kredive. Masat duket se kanë filluar të japin efekt dhe nga kulmi prej 25 për qind e totalit, kreditë me probleme kanë zbritur në 17.66 për qind.

Muajin tjetër, Banka e Shqipërisë do të paraqesë planin e detajuar të veprimit me 35 kompanitë që kanë peshën më të madhe të kredive të këqija, ndërkohë që brenda verës do të jetë gati edhe ligji i ri i falimentit, i cili lehtëson procedurat e mbylljes së bizneseve problematike.

Plani i uljes së kredive me probleme është cilësuar si parakusht për rritjen e kreditimit në ekonomi, që vijon të mbetet negativ. Sipas Bankës së Shqipërisë në janar stoku i kredive ishte 2.6 për qind më i ulët se një vit më parë. /Top Channel/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...