Krasniqi vazhdon kontratën dhe bëhet më i paguari në skuadër

PUBLIKUAR

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij Kedah.

Pas një stinori të suksesshëm ku u shpall kampion me Kedah në ligën e Malajzisë, Krasniqi ka pranuar të vazhdoj bashkëpunimin edhe për një vit me skuadrën aktuale, edhe përkundër ofertave tjera që kishte.

Sipas medieve vendase, Liridoni me kontratën e re një vjeçare është bërë lojtari më i paguar në klub, ku do të marrë mbi gjysmë milionë euro deri në fund të vitit 2016, transmeton Telegrafi.

Krasniqi ka vendosur të vazhdoj kontratën pasi klubi ka ndalur të gjithë yjet e skuadrës dhe ka synim të shpallet përsëri kampion në Malajzi.

Me kontratën e re, Liridoni bëhet ndër lojtarët më të paguar shqiptar në botë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...