Krasniqi u kërkon falje grave: Nuk kisha qëllim diskriminues

PUBLIKUAR

Pas reagimit nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës se Jakup Krasniqi kishte përdorur fjalim diskriminues duke e quajtur delegacionin e Kosovës në Bruksel ‘Delegacion femër’,ai ka thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë diskriminimi gjinor.

“Konsideroj që Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, nuk e ka kuptuar esencën e shkrimit tim për Delegacionin e Kosovës në bisedimet e Brukselit. Po të lexohet me vëmendje në tërësi shkrimi i shkurtër, në asnjë formë nuk mund të del se qëllimi im ka qenë diskriminimi gjinor, por rezultati katastrofal i atyre bisedimeve. Nëse vërtetë, GGK e kanë keqkuptuar deklaratën time, unë Ju kërkoj sinqerisht falje”, ka shkruar Krasniqi,një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Jam i bindur se çdo grua politike e dinë se cili ka qenë dhe është qëndrimi im për gruan, si vajzë, si grua e si nënë. Unë do të kisha dëshiruar që reagimi është bërë pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë?!”

“Esenca e reagimit tim, ka qenë rezultati tepër i dëmshme i bisedimeve me palën serbe, pa marrë parasysh nga kush janë bërë ato bisedime, nga gra apo burra. Nuk me është i njohur, a ka pasur ndonjë reagim nga RRGGK-së për ato bisedime pa “alternativë”! Bisedime që sipas Presidentit në ardhje, nuk paskan pasur alternativë tjetër, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Unë kam mbrojtur interesin e vendit e të kombit si tërësi dhe nëse në atë tërësi janë prekur RRGGK-së, Ju kërkoj falje!” ka shkruar Krasniqi.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...