Krasniqi: Thaçi të dorëhiqet

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për ta formuar ushtrinë duhet të çohet përpara, por jo duke cenuar raportet me bashkësinë ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se Thaçi me këtë nismë sikur deshi t’ia marrë meritat opozitës, pasi që, ashtu si ai është shprehur, opozita ka qenë ajo e cila për herë të parë ka iniciuar formimin e ushtrisë nëpërmjet ligjit.

Ndërkohë, ka thënë se Thaçi duhet të japë dorëheqje, po qe se nuk garanton mbështetje nga ndërkombëtarët, sa i përket çështjes së ushtrisë.

“Dorëheqja është akt moral i secilit zyrtar të lartë të shtetit. Edhe deri më tani kishte shumë arsye që ai të dorëhiqej, pasi ai nuk po mund të jetë unifikues i skenës politike në Kosovë”, është shprehur ai.

Krasniqi më tej ka bërë të ditur se opozita do të vazhdojë ta kundërshtojë Demarkacionin dhe se protestat nuk duhen ndalur ndaj kësaj marrëveshjeje. Megjithëkëtë, ai ka theksuar se “Nisma” nuk është kundër kësaj marrëveshjeje, por kundër versionit që ajo ka aktualisht. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...