Krasniqi: Situata politike e tensionuar

PUBLIKUAR

Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe njëri nga përfaqësuesit e partisë “Nisma”, Jakup Krasniqi, i konsideron të dëmshme dhe njëkohësisht të rrezikshme deklaratat e kryeministrit dhe presidentit për demarkacionin. Ai thotë se situata politike është shumë e tensionuar, ndërsa zgjidhja është tek ekspertët

Krerët e institucioneve më të larta duhet të dalin nga pozicionet e tyre të barrikaduara për t’i lënë hapësirë një zgjidhjeje të duhur politike për Demarkacionin dhe Asociacionin. Rrjedhimisht edhe Komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit duhet të shpërbëhet për t’i lënë vend krijimit të një komisioni të ri me ekspertë të pavarur.

Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë “Zërit” lideri i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, Jakup Krasniqi, i cili situatën aktuale politike e sheh shumë të komplikuar.

Ndërkohë, duke folur për tensionimin e situatës, ai ka thënë se gjuha e përdorur nga krerët e shtetit dhe angazhimi i tyre që demarkacioni të ratifikohet kështu si është, për të dyshuar se ata po mbrojnë interesa të tyre personale e jo interesat e vendit. “Kjo bindje e krijuar, pa dyshim që ndikon në ngritjen e tensioneve”, ka thënë Krasniqi, ish-kryeparlamentar i Kosovës në dy legjislatura.

Ndërsa sa i përket vizitës së nënkryetarit të SHBA-së, Joe Biden, Krasniqi ka thënë se ishte shumë e rëndësishme goditja e korrupsionit që ai e bëri në fjalimin e tij.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...