Krasniqi: Po e finalizojmë listën e deputetëve

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës nuk po ndihet e frikësuar nëse koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën do të ndëshkohet nga elektorati i tyre, pas tërheqjes së tyre nga posti i kryeministrit. Memli Krasniqi thotë se ata do shënojnë fitoren më të madhe historike që nga paslufta. Ai e ka arsyetuar heqjen dorë nga posti i kryeministrit me interesin nacional.

Në një prononcim për Express, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi thotë se për partinë e tij interesi i Kosovës dhe i qytetarëve gjithmonë ka qenë më i rëndësishëm se sa interesi individual apo partiak.

“Këtë e keni dëgjuar duke e thënë dhjetëra herë edhe Kryetarin Kadri Veseli, i cili këtë e dëshmoi përsëri duke e ftuar Ramush Haradinajn që të bashkohet në koalicion me ne, si kandidat për Kryeministër të ardhshëm të vendit”, është shprehur Krasniqi, i cili ka shtuar se krejt kjo po bëhet që të angazhohen në shtyrjen përpara të proceseve duke tejkaluar egot personale dhe duke dale përtej interesave partiake.

Duke e komentuar koalicionin e shumë përfolur me AAK-në e Nismën, Krasniqi ka theksuar se PDK gjithmonë ka pasur qasje konstruktive dhe ka qene e hapur për bashkëpunim në të mire të Republikës dhe asnjëherë nuk ka qenë përjashtuese ndaj asnjë subjekti politik.

“Ne do ta shënojmë fitoren më të madhe në historinë politikë të Kosovës së pasluftës. Ky është një koalicion krejtësisht i natyrshëm, me një elektorat të ngjashem. Kritikat e pakta kanë ardhë nga kundërshtarët tanë politik, të cilët në bashkimin tonë e kanë parë humbjen e tyre, por edhe triumfin e sigurt të një ekipi të fuqishëm, i cili Kosovës do t’ia ofrojë një fillim të ri, të kërkuar dhe të merituar”, ka thënë ai.

Partitë politike kanë afat që deri nesër t’i finalizojnë listat e tyre zgjedhore. Edhe PDK është në fazën e përgatitjes e cila sipas Krasniqit do të finalizohet me kohë.

“Koalicioni ynë do të ofrojë listën më të mirë, e cila do të përfaqësojë interesat dhe vizionin e qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime euro-atlantike dhe me përfaqësim dinjitoz të të rinjve dhe grave”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ndërkaq thotë se në zgjedhjet e 11 qershorit, fitorja e PDK’së nuk vihet as në dyshim.

“Besoj që nuk ka asnjë dyshim tashmë. Duke e parë një mobilizim të jashtëzakonshëm të elektoratit tonë dhe të partive partnere të koalicionit tonë, ne jemi të bindur që qytetarët do të na japin një fitore madhështore, duke na obliguar që të punojmë fuqishëm për të realizuar kërkesat e tyre”, ka përfunduar ai.

Ndryshe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pasi Qeveria Mustafa u rrëzua nga mocioni i inicuar pej Nismës së Fatmir Limajt, mocion ky që mori mbështetjen edhe prej PDK’së./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...