“Lajm i shkëlqyeshëm nga Mali i Zi, ku Kuvendi me shumicë votash ka votuar Qeverinë e Re që do të udhëhiqet nga Kryeministri i ri, Dritan Abazoviq”, shkroi Krasniqi në Facebook.
“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër, si një politikan i ri që ka dëshmuar se është punëtor dhe promovues i vlerave demokratike dhe perëndimore, është lajm i mirë për Malin e Zi, qytetarët e këtij shteti, por edhe për rajonin tonë. Ky është edhe një moment historik mbarëshqiptarë, të cilët sot, më shumë se kurdoherë, po dëshmojnë që janë partnerët më të besueshëm dhe kryesorë të SHBA-ve dhe të BE-së në rrugëtimin drejt integrimit europian dhe euro-atlantik. Urime Dritan, punë të mbarë në detyrën e re!”, shtoi ai.