Krasniqi për drogën në Leposaviq: Kryetari ka dyshime që një pjesë e asaj që ka dalë s’ka ndodhur në Komunë

PUBLIKUAR

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, në një intervistë në FRONTAL është pyetur edhe për videot e publikuara në media ku nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit bashkë me një person tjetër shihet duke konsumuar narkotikë brenda objektit të Komunës së Lepsoaviqit.

Krasniqi ka thënë se ka biseduar me kryetarin Lulzim Hetemi për këtë çështje dhe thotë se vetë Hetemi ka dyshime se një pjesë e madhe e asaj që ka dalë në media s’ka ndodhur brenda Komunës së Leposaviqit.

“S’kemi kompetencë me marrë vendim për këto supozime. Videot i kam parë. Rezervohem ti komentojë derisa të kuptojmë për vërtetësinë e tyre. Kam biseduar me kryetarin dhe ai ka dyshimet e tij se një pjesë e madhe nga ajo që është prezantuar, nuk është fare në Komunën e Lepsoaviqit. Por presim hetimet dhe pastaj mund të flasim.

Kryetari ka marrë vendim për largimin e nënkryetares. Për të tjerat mund ta pyesni kryetarin”, ka thënë Krasniqi në FRONTAL./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...

Dyshohet për dhunimin dhe grabitjen e një shtetaseje të huaj në Prishtinë, policia në kërkim të tre personave

Një rast i rëndë i dyshuar i dhunimit është raportuar në Prishtinë, ku viktimë...