Krasniqi për arrestimin e turqve: Ata që kanë dhënë urdhër janë kriminelë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Pas arrestimit dhe më pas dëbimit të shtetasve turq ka reaguar edhe ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Krasniqi ka thënë se ata njerëz që kanë urdhëruar për një veprim të tillë janë kriminelë.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Arrestimi dhe ekstradimi i arsimtarëve të Kolegjit Memet Akif në Turqi është turp që nuk lahet lehtë, është më shumë se turp se është dëshmi e gjallë se ky mentalitet as bënë e as krijon shtet dhe as mbron shtet.
Ata njerëz që kanë dhënë urdhër për një veprim të tillë, janë kriminel. Kriminel që po e shkatërrojnë shtetin e vet, që po e izolojnë popullin tonë dhe në vend që të integrohemi në Demokracinë Perëndimore, po integrohemi në despotizmin e tiraninë aziatike. Turpi qoftë mbi ata që e gatuan ketë gjellë të ligë.
Nëse Kryetari i shtetit, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri nuk e dinë kush dha urdhër, atëherë kush po sundon në Kosovë?
Me ketë veprim të shtetit tim, u ndjeva më shumë se i turpëruar.
Turpi brirë nuk ka!

P.S. Ministri i PM e Shefi i AKI-së edhe mund të shkarkohen, por përgjegjësia është te urdhërdhënësi i tyre!

SHIKO MË SHUMË

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...