Krasniqi: Pasi bëmë koalicionet, kjo është “formula” për t’i fituar zgjedhjet në Drenas

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi është i bindur se partia e tij do të triumfojë në zgjedhjet e 18 dhjetorit në komunën e Drenasit. 

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai theksoi se kandidati i tyre për kryetar, Isa Xhemajli është personi i duhur që do ta bëj ndryshimin.

Ndërsa, ish-kryeparlamentari komentoi edhe bashkimin e forcave politike në Drenas të cilët kanë synim rrëzimin e PDK-së nga pushtetit lokal.

“Nëse kihet parasysh vullneti i qytetarëve të Drenasit që ishte realisht për ndryshim por që ishte ndarë në subjekte të ndryshme politike pasi NISMA në Drenas ka arrit koalicion gati me gjitha subjektet politike konsideroj se është një fuqi politike”.

Megjithatë, Krasniqi thotë se “vulën e fundit” për fitore nuk e thonë koalicionet mirëpo sovrani i kësaj ane.

“Kjo varet nga vullneti i qytetarëve të Drenasit. Ne shpresojmë se kandidati ynë është kandidat i pranuar nga shumica e qytetarëve në Drenas”, është shprehur ai.

SHIKO MË SHUMË

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...

Ndërprerje të energjisë në disa zona, kjo është harta e punimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më...