Krasniqi: Nuk do të lejojmë që të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pasi ka dështuar të bëhet konstituimi i Kuvendit.

Krasniqi para mediave deklaroi se është e paprecedentë situate që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Vetë e kanë miratuar ligjin pa votat tona, edhe në atë ligj e kanë shkruar vetë se nuk mundet kryeministri dhe ministrat e ekzekutivit me u betu si deputet, është çështje shumë e thjeshtë. Logjika e tyre me shkel Kushtetutën me çdo kusht është logjikë që nuk mundet me kalu në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka deklaruar tutje se LVV që katër vjet ka shkelur Kushtetutën.

“Nuk do të lejojmë të fillojë legjislatura e re me shkelje të Kushtetutës”, u shpreh ai.

Ndryshe, kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan./Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Vajza e Dr. Lec Gradicës në protestë: Ne nuk kërkojmë privilegj, ne kërkojmë drejtësi

Në protestën e mbajtur në sheshin e Prishtinës me moton “Jo në emrin tim”,...

Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në shesh për protestën “Jo në emrin tim”

Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në...

Me uniformën që e mbajti në front, Latif Gashi del në protestë për drejtësi për krerët e UÇK-së

Pjesë e protestës në Prishtinë është edhe ish-komandanti i UÇK-së nga Llapi, Latif Gashi,...