Krasniqi: Mustafa po pret në një këmbë për të humb territorin e Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili sipas mediave ka deklaruar sot në Podujevë se “nëse opozita nuk do dialog, demarkacioni me Malin e Zi do të procedohet në Kuvend”.

Krasniqi për këtë thotë se kryeministri Mustafa është duke pritur si gjeli në një këmbë, për të humb territorin e sovranitetin shtetëror.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Mustafa: ‘Demarkacioni procedohet nëse opozita nuk do dialog’

Çka t’i thuhet këtij Kryeministri që është duke pritur si gjeli ne një këmbë për të humbë territor e sovranitetin shtetëror.

Veç t’i thuhet:

Dërgoje, çka po pret, pasi Hashimi te ka ricikluar në pushtet?!”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, mediat kanë raportuar gjatë ditës se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa këto deklarata për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, i ka bërë gjatë inaugurimit të fabrikës për përpunimin e perimeve në Podujevë “Jaha Group

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...