Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar takimin e nesërm në mes Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiqit në Bruksel, ka thënë se nuk është problem pse kryeministri han fjalët e veta por i ka ardhur inat kur Mustafa u tallë keq nga Vuçiqi.
Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se populli nuk meriton talljen e Mustafës. Këtij të fundit i ka thënë “Zoti të shpëtoftë”.
Ja postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
ME ERDHI SHUMË INAT!
Kryeministri ynë i hanger fjalët e veta. Problemi nuk është këtu, pasi jemi mësuar me njerëzit që i han fjalët e veta?! Me erdhi inat, pse Kryeministri ynë u tallë keq nga Vuciqi!
Po del se kjo i ndodhi Kryeministrit tonë, vetëm për faktin se ky nuk e njeh filozofinë tonë popullore e cila thotë: “Mate shtatë herë e preje një herë”. Kryeministri ynë nuk e matë as edhe një herë dhe e ndryshon gjithherë?!
Kryeministër, populli ynë i urtë e liridashës nuk e meriton ketë tallje!
Populli ynë meriton përfaqësim tjetër! Tepër ters e ke nisur, Kryeministër! Si do ta përfundosh?
Zoti të shpëtoftë! /Telegrafi/


