Krasniqi: Kriza, kalohet vetëm me zgjedhje

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kriza politike mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të reja.

Krasniqi në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme ai është i mendimit që tri partitë opozitare të shkojnë me një listë të përbashkët, por nëse kjo nuk ndodh, Krasniqi ka thënë se Nisma është e përgatitur të shkojë e vetme në zgjedhje.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ai thotë se Thaçi nuk mund të jetë faktor i stabilitetit politik në vend.

Krasniqi ka folur edhe për dyvjetorin e themelimit të Nismës. Sipas tij, Nisma në rrugën e saj dyvjeçare e ka arritur të mundshmen, kurse në vitin e tretë të themelimit të saj e presin punë të mëdha.

SHIKO MË SHUMË

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...