Krasniqi: Koalicioni po blen njerëzit e opozitës

PUBLIKUAR

Krasniqi: Koalicioni po blen njerëzit e opozitës

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Kraniqi, thotë se koalicioni qeverisës LDK – PDK, me shantazhe po blen njerëzit e opozitës, pra edhe të Nismës.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Krasniqi thotë se me këto shantazhe dhe blerje të ndonjë individi, nuk zgjidhen problemet e shumta të qytetarëve të Kosovës

“Ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpresë çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes së njerëzve të opozitës e as te Nismës për vende të punës (zv. ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë të pazareve për blerjen e njerëzve të opozitës me paratë publike! Me këto veprime të pa ligjshme, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni të thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional”, ka shkuar Krasniqi në facebook.

Si duket, ky reagim i Krasniqit ka ardhur pas largimeve të fundit që po ndodhin nga partia e tij Nisma për Kosovën.

Kësaj partie, së fundmi i është larguar edhe mbi 80 për qind e strukturës së Nisma për Kosovën dega Gjakovë.

Naim Hasanaj , kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, shef i shtabit zgjedhor tw Nismws nw Gjakovw, largimin e tij bashkë me bashkëpunëtorët e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media.

Arsyeja e largimit të tyre, sipas Hasanajt, është se strukturat e degëve asnjëherë nuk u vlerësuan nga strukturat e degës qendrore të Nismës.

Në njoftim thuhet se kjo degë ndihet e zhgënjyer nga struktura qendrore të Nisma për Kosovën, duke treguar në anën tjetër se do vazhdojnë përkushtimin e tyre që zëri i tyre të dëgjohet dhe interesat e shoqërisë të jenë mbi interesat individuale apo grupore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...