KQZ nuk e njeh VV-në: Kushdo mund ta formojë partinë me emrin “Lëvizja Vetëvendosje” (Video)

PUBLIKUAR

Kushdo që ka dëshirë të krijojë një parti politike dhe ta emërtojë atë me emrin “Lëvizja Vetëvendosje”, mund ta bëjë këtë. Kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si parti politike.

Kështu është thënë në debatin rreth zgjedhjeve në emisionin “Republika” me Dardan Gashin.

Ismet Kryeziu nga KDI ka treguar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore që do ta ndalonte një person që ta regjistrojë një parti të re dhe ta përdor emrin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Po të njëjtën gjë e ka pohuar edhe Florian Dushi, anëtar i LDK-së në KQZ.

Ndërsa, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi ka pohuar se kjo nuk mund të bëhet ngase do duhej të merrej parasysh historiku i ekzistencës së Lëvizjes Vetëvendosje.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...