Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e mbajtur në orën 19:30, lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit, ka njoftuar se 40.55% të trupit votues kanë ushtruar të drejtën e tyre e votimit.
Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka bëri të ditur se janë mbyllur të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenasit në kohën e paraparë. Ajo njoftoi se pjesëmarrja në këto votime është: 21 mijë e 318 votues apo 40.55 %. Në zgjedhjet lokale (2013) patën votuar 24 mijë e 362 votues, apo 48.66%, shkruan Express.
Daka ka fëlënderuar qytetarët e Drenasit që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar dhe “për kulturën e lartë demokratike të treguar sot”