KQZ-ja shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 28 dhjetor 2025.

Pas vendimit për rinumërimin e të gjitha vendvotimeve, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur mbrëmë procesi i rinumërimit të 2,557 fletëvotimeve.

Sipas të dhënave të përditësuara dhe përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.10% të votave, duke siguruar 487,077 vota dhe 57 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave ose 192,434 vota, duke fituar 22 ulëse.

Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave ose 126,163 vota, që i japin 15 ulëse.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, pra 52,423 vota, përkatësisht 6 ulëse.

Njëherësh, Lista Serbe ka siguruar 4.49% të votave, ose 42,759 vota, duke fituar 9 ulëse.

SHIKO MË SHUMË

Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar sërish për zhvillimet në...

Nisin të dalin 100 euro për studentët

Tashmë kanë nisur të dalin 100 eurot për studentët. Kjo është bërë e ditur nga...

Haxhiu: Fillimisht formimi i qeverisë, pastaj zgjedhja e presidentit

Pas përmbylljes së procesit të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe...