KQZ-ja shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër, më 31 janar 2026, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Sipas Elezit, procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i cili ka filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Ai theksoi se aktualisht kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime.

“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i filluar më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar. Aktualisht kanë mbetur të rinumërohen më pak se 50 vendvotime”, deklaroi zëdhënësi i KQZ-së për RTK.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku para delegatëve: LDK është parti që liderët e saj nuk pushojnë kurrë së qeni në provë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin hapës të Kuvendit të Punës të partisë,...

KQZ-ja shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme...