KQZ certifikoi rezultatet për kryetarë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  certifikoi rezultatet për kryetarë të komunave në 32 komuna, ndërsa certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.

Prej numrit të përgjithshëm të komunave që janë certifikuar rezultatet, në 16 komuna mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune më 19 nëntor (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).

Pjesë e vendimit për certifikim të rezultatit janë edhe 16 komunat tjera ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë (Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut).

Ndërsa, certifikimi i rezultateve për 6 komunat të tjera do të bëhet në një mbledhje të radhës pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme.

Në mesin e këtyre 6 komunave janë Obiliqi, Kamenica dhe Istogu, në të cilat sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja do të mbahet raundi i dytë më 19 nëntor.

Kurse, për komunat tjera (Drenas, Junik dhe Partesh), ku sipas rezultateve përfundimtare nuk do të ketë raund të dytë, rezultati i tyre do të certifikohet pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatë Supreme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...