KQZ cakton mjetet për partitë: VV’ja mbi 2 milionë, PDK’ja 760 mijë euro, LDK’ja 640 mijë…

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhje, ku ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.

Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4 milionë e 800 mijë euro, raporton Express.

Sipas tabelës së KQZ’së, shuma për Lëvizjen Vetëvendosje është 2 milionë e 52 mijë euro, derisa shuma e ndarë për shpenzime të deputetëve është 228 mijë euro. Në total, shuma e ndarë për këtë subject është 2 milionë e 280 mijë euro.

Për PDK’në, janë ndarë 684 mijë euro, derisa shuma për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 76 mijë euro, që në total i bie 760 mijë euro.

LDK’ja do të ketë në dispozicion 576 mijë euro, ndërkohë që shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve është 64 mijë euro. Në total, për LDK’në janë ndarë 640 mijë euro.

Për Listën Serbe janë ndarë 324 mijë euro. Shuma e ndarë për shpenzimet e deputëtëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro.

AAK’së i janë ndarë 288 mijë euro, derisa për shpenzime të deputetëve 32 mijë, apo në total 320 mijë euro.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...