KQZ: 71.16% e votuesve të regjistruar në diasporë votuan deri në orën 19:00

PUBLIKUAR

Nga 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deri në orën 19:00, të drejtën e  votës e shfrytëzuan mbi 70 për qind e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç njoftoi KQZ, 14 mijë e 463 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës, pa i përfshirë qendrat e votimit në Washington, Otavë, Toronto dhe New York.

Procesi i votimit është zhvilluar në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.

Ndërkaq numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...