KQVR e angazhuar për të rinjtë e vendit (Foto)

PUBLIKUAR

Është organizata e vetme joqeveritare në Kosovë që përfaqëson zyrtarisht të rinjtë kosovarë në politikat e tyre rinore dhe të vendimmarrjes.

Bëhet fjalë për Këshillin Qendror i Veprimit Rinor të Kosovës, i cili për vite me radhë është marrë me aktivitete të ndryshme për të rinjtë, vetëm brenda një viti ai është marrë me ngritjen e kapaciteteve rinore, ngritjen e vullnetarizmit, avancimin e të rinjve, avokimin e kërkesave dhe ankesave tek pushteti qendrorë.

13720501_1209718149059860_2066322447_o

Përgjatë këtij viti a të rinjtë e këtij këshilli kanë pasur takime me zyrtarë të lartë shtetëror siç është kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashin dhe shumë zyrtarë të tjerë, transmeton Telegrafi.

KQVR ka në ombrellë mbi 1000 organizatat aktive, klube rinore, klube sportive, grupe formale dhe joformale, organizatat e mëdha si parlamenti studentorë, iniciativën “Ta pastrojmë Kosovën”, Këshillat e nxënësve, Kryqi i kuq, Hendikos, Qendrat Rinore etj.

13814977_1209718095726532_738494390_n

KQVR ka qenë institucion i cili disa vite ka pasur ngecje për arsye të problemeve politike dhe ekonomike. Mirëpo pavarësisht gjithë atyre problemeve të trashëguara, KQVR në krye me Vesa Ibrahimin si kryetare, ka arritur të aktivizohet në mënyrën më të mirë, duke e shtrijë aktivitete të shumta politikbërëse, inicim të rregullimit të strukturave të Këshillave Lokale (KVRL).

Po ashtu kanë krijuar bashkëpunim të mirë me organizatat e huaja si GIZ,MDA,UNDP,USAID,OSCE, dhe ngritje të vullnetarizmit në organizatat vendore si PEN,ICK,KOPF etj. KQVR ishte sivjet për herë të parë si monitoruese e testit kombëtarë të maturës dhe plotë suksese tjera.

13730499_1209718139059861_332918618_o

Këshilli Qendror i Veprimit Rinor – Kosovë është organi i themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-134 për lirinë e asociimit në organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-145 Për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë.

Edhe pse kohëve të fundit janë hapur shumë organizata të tjera për të rinjtë, KQVR është e vetmja organizatë e cila shërben si zëri i të rinjve në Kosovë./Telegrafi/

13720455_1209718115726530_1764776786_o

13730519_1209718265726515_524836534_o

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...