Kozniku mohon bisedimet me Bylysin

PUBLIKUAR

Legjenda e futbollit kosovar, Adrian Kozniku ka mohuar se është në bisedime me skuadrën shqiptare Bylis.

Edhe pse në mediat shqiptare u lakua emri I tij si kandidat potencial për të marrë në dorë drejtimin e Bylysit një gjë e tillë si duket nuk do të ndodhë.

Në një prononcim për Telegrafin, Kozniku ka mohuar bisedime me klubin shqiptar pasi thotë se nuk është kontaktuar nga askush dhe nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë. Për momentin askush nuk më ka kontaktuar. Më 28 nëntor do të jem në Kosovë me ftesë të klubit futbollistik të Vëllaznimit”, ka thënë Kozniku për Telegrafin.

Aktualisht Kozniku është i pa punë në zejen e trajnerit, pasi më parë u largua nga drejtimi i skuadrës së Shkëndijes së Tetovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...