Kovacic arrin marrëveshje me Man Cityn

PUBLIKUAR

Mateo Kovaciv pritet që karrierën ta vazhdojë te Manchester City.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, mesfushori kroat ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn pas bisedimeve të avancuar që nisën javën e kaluar, shkruan Gazeta Express.

Chelsea është e hapur për të shitur Kovacicin, pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm, teksa edhe lojtari thuhet se është i etur për lëvizje.

Hapi tjetër tani duhet të jetë mes klubeve. Chelsea dhe Manchester City do të diskutojnë rreth tarifës pas finales së Ligës së Kampionëve.

E ardhmja e Ilkay Gundoganit mund të jetë vendimtare në një lëvizje të mundshme të ish-mesfushorit të Real Madridit drejt “Etihad”.

Reprezentuesi gjerman besohet se do të largohet nga kampionët e Anglisë pasi të ketë zhvilluar finalen e Ligës së Kampionëve.

Sidoqoftë, Manchester City po udhëheq garën pasi marrëveshja afatgjate për Kovacicin është gati.

Bazuar në “Transfermarkt”, 29-vjeçari në treg vlerësohet me 40 milionë euro. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...