Koulibaly u përgjigjet racistëve: Jam krenar me lëkurën që kam

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, ka lëshuar një mesazh pas abuzimeve raciste nga fansat e Interit në ndeshjen e mbrëmshme, të cilën e fitoi Inter në momentet e fundit me rezultatin 1-0 në “San Siro”.

Ka pasur momente kah fundi i ndeshjes kur Koulibaly ka dëgjuar thirrje raciste në drejtim të tij nga fansat e Interit, transmeton Gazeta Express.

Koulibaly u ndëshkua me karton të kuq, pasi në mënyrë ironie ka duartrokitur gjyqtarin.

“Jam i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha që i lash të vetëm vëllezërit e mi”, ka shkruar Koulibaly në Twitter.

“Mirëpo unë jam krenar i lëkurës time. Krenar që jam francez, senegalez, napolitan dhe njeri”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...