Koulibaly në Manchester City në fund të kësaj jave

PUBLIKUAR

Derisa disa media raportojnë se Paris Saint-Germain është futur në garë për Kalidou Koulibaly, disa të tjera këmbëngulin se Napoli do ta shesë atë në Manchetser City në fund të kësaj jave.

Çmimi që Napoli e kërkonte për të në fillim, 100 milionë euro, ka rënë në 80 milionë euro dhe mund të bjerë deri në 70 milionë euro plus bonuse, transmeton Gazeta Express.

Sky Sport Italia raporton se PSG-ja është e gatshme të ndërhyjë dhe t’i shfrytëzojnë marrëdhëniet e tensionuara mes Napolit dhe Man City, të cilat u prishën në kohën e marrëveshjes për Jorginhon e cila s’u arrit kurrë.

Për shkak të kësaj, dy klubet nuk janë në kontakt të drejtpërdrejt dhe bisedimet po i kryejnë përmes ndërmjetësve.

Por eksperti i SportItalia, Aldredo Pedulla, këmbëngul se Koulibaly do të shkojë në Manchester City dhe atë të enjten apo të premten.

Sipas tij, marrëveshja do të arrihet për 70 milionë euro plus bonuse

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...