Koulibaly emocion tifozët me letrën e tij lamtumirëse, senegalezi gati për aventurën e re te Chelsea

PUBLIKUAR

Kalidou Koulibaly përmes një letre i ka dhënë lamtumirën Napolit.

Senegalezi largohet pas tetë vjetëve të kaluara te napolitanët për të nisur një aventurë të re me Chelsean në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Koulibaly te “Blutë” do të transferohet për 40 milionë euro, teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje.

Duke shkruar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, 30-vjeçarin publikoi një video me disa nga momentet e tij të paharrueshme me Napolin dhe ka shkruar një letër emocionuese për tifozët

“1 qershor 2014, një datë e paharrueshme: ardhja ime në Napoli, fillimi i një historie dashurie të pastër.  Isha një djalë i turpshëm, por me një dëshirë të madhe për t’i treguar botës se mund ta bëja! Fitoret, disfatat, gëzimet, zhgënjimet. Shumë emocione të përjetuara së bashku: e pamundur për t’u përmbledhur. Por unë mbajë gjithçka: në mendjen time, në zemrën time. Dy djemtë e mi kanë lindur në Napoli. Takova njerëz që do të jenë përgjithmonë pjesë e jetës sime dhe që më bënë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë time: nga momenti i parë deri në momentin e fundit. Falë jush, Napoli, u bëra njeriu që jam sot. Faleminderit për klubin, presidentin, trajnerët, të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë njerëzit me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj ndër vite. Faleminderit, Napoli dhe napolitanët, për gjithë dashurinë që i kemi dhënë njëri-tjetrit. Jam krenar që ju kam nderuar me gjithë zemër dhe do të vazhdoj, përgjithmonë, t’ju mbaj në zemrën time dhe të ushqej për ju një nga ndjenjat më të rëndësishme për mua: respektin. Ti ke qenë, për mua, gjithçka. Tani ndjej se duhet të largohem dhe të rikthehem në lojë: është koha për një aventurë të re. Kalidou”, ka shkruar ai. /Gazeta Express/

1 giugno 2014, una data indimenticabile: il mio arrivo a Napoli, l’inizio di una storia di amore puro. Ero un ragazzo…

Posted by Kalidou Koulibaly on Friday, 15 July 2022

Koulibaly emocion tifozët me letrën e tij lamtumirëse, senegalezi gati për aventurën e re te Chelsea

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...