“Kosovës i duhet ushtri e NATO-s e jo e Thaçit, Veselit apo Mustafës”

PUBLIKUAR

Analisti Bajrush Morina ka thënë që Kosova ka nevojë për një ushtri e cila është aleate e NATO-s dhe se nuk do të duhej të shtrohet dilema se a jemi me apo kundër NATO-s dhe SHBA-ve.

Ndërsa idenë e presidentit Hashin Thaçi për transformimin e FSK-se përmes ligjit Morina e sheh si mënyrë për të dalë nga hija e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.

“Thaçi siç duket u ndje nën hije nga veprimet e kryeparlamentarit dhe kryeministrit dhe ai sikur u rikthye me idenë e ndryshimit të statusit të FSK-së dhe e përvetësoi opinionin politik. Qeveria e Kosovës edhe njëherë duhet të jetë në një koordinim të brendshëm politik. Ushtria e Kosovës duhet të jetë aleate e NATO-s dhe në qofte së aleanca me NATO-n nënkupton propozimin e ambasadorit Delawie nuk do të duhet të ketë dilema. Ne duhet të kemi ushtri të NATO-s e jo të Thaçit, Veselit apo Mustafës” ka thënë analisti Bajrush Morina në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...