Kosovën së shpejti do ta njohin edhe dy shtete

PUBLIKUAR

00_12_14079505601965060336
Pas njohjes së Kosovës nga Ishujt Solomon, shumë shpejtë edhe dy shtete të tjera do të njohin Republikën e Kosovës.
Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha për Radio Kosovën se është punuar shumë për njohje multilaterale dhe nga organizatat ndërkombëtare. Ai tha se shumë shpejtë do të bëhet e ditur edhe njohja nga dy shtete tjera.

“Po është e vërtet se vendimi për njohjen e Kosovës tashmë gati është harmonizuar së paku edhe në dy shtete tjera të cilat tash e disa javë janë në përgatitje të njoftimit të Kosovës për këtë gjë”, theksoi ai.

Selimi tha se Kosova tashmë njihet nga gjysma e shteteve të OKB-së dhe se po punohet drejt krijimit të një shumice prej dy të tretave të shteteve të OKB-së që e njohin Kosovën. Ai tha se deri në fund të vitit Kosova do të aplikojë për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës.

Kosova zyrtarisht njihet nga 108 shtete të botës.

 

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...