Kosovari i ISIS’it i ndaluar në Gjermani, sot kthehet në Kosovë

PUBLIKUAR

Një 28-vjeçar nga Istogu, është arrestuar gjatë kësaj jave në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, për dyshime se ka qenë pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.

Kosovari F.F. (1988), siç merr vesh Gazeta Express, të mërkurën është dëbuar për në Kosovë nga autoritetet gjermane, për t’iu dorëzuar Policisë së Kosovës.

I njëjti në Gjermani ka qëndruar me leje qëndrimi të vulosur në pasaportën e tij të Serbisë.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim për rastin në fjalë, por ata kanë dhënë një përgjigje të përgjithshme në të cilën flasin për bashkëpunimin e tyre me policitë e huaja, duke mos konfirmuar drejtpërdrejt asgjë për rastin në fjalë.

“Policia e Kosovës ka bashkëpunim të ndërsjellë me policitë e shteteve të rajonit dhe më gjerë, në të mirë të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe vendeve respektive. Konkretisht, Policia e Kosovës, edhe për rastin në fjalë ka komunikim dhe bashkëpunim me policinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Express.

SHIKO MË SHUMË

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...